Ronaldo dhe Messi

Messi dhe Ronaldo takohen sërish si kundërshtarë, fiksohet miqësorja mes dy klubeve

21 Nëntor 2023, 19:24
  • Share

Lionel Messi dhe Ronaldo kanë shënjuar 15 vitet e fundit në futbollin botëror me rivalitetin mes tyre. Tanimë në perëndim të karrierës, dyshja janë mijëra kilometra larg, por jehona që ata i kanë lënë futbollit vijon.

Për këtë, në shkurtin e 2024 Al Nassr e Ronaldos dhe Inter Miami i Lionel Messit do takohen në një miqësore që do zhvillohet në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Pritet që në stadiumin me 22 mijë vende mos ketë ulëse bosh, për vetë faktin se përballë janë 13 Topa të Artë, tetë fituar nga Messi dhe pesë nga Ronaldo. Të dy lojtarët kanë fituar "thasë" me tituj dhe padyshim interesi për t'i parë sërish kundër njëri-tjetrit në fushën e blertë është i madh.

Përballja e shkurtit mes tyre mund të jetë e fundit, për vetë faktin se mosha bën të vetën për ish-lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?