Lionel Messi

Messi bllokohet në aeroport, sulmuesi probleme me pasaportën (VIDEO)

10 Qershor 2023, 21:15| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 21:16

  • Share

Argjentina dhe Australia do zhvillojnë një ndeshje miqësore të enjte në Pekin, kryeqytetin e Kinës. Përpara udhëtimit për në Miami ku do kompletojë kalimin te Interi në MLS, Lionel Messi nuk ka kaluar orë të qeta.

Mbërritja e kombëtares së Argjentinës në Pekin nuk ka kaluar pa probleme, me Messin që për më shumë se 50 minuta u bllokua në aeroport për shkak se kishte probleme me pasaportën.

Për fat të mirë gjithçka u zgjidh, me ekipin që priti kapitenin derisa gjithçka të kalonte. Mijëra fansa kishin "pushtuar" rrugët dhe aeroportin e Pekinit, për t'i uruar mirëseardhjen Messit dhe idhujve të tjerë në futboll.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?