Sipas MeteoAlb: Mot i vranët, reshje mesatare dhe lokalisht intensive mbizotërojnë gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa në zonat malore do ketë reshje dëbore. Vetëm orët e vona të pasdites dhe kryesisht mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë pauzë të reshjeve.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -3, -4°C mëngjesi në zonat malore deri në 13°C mesdita në bregdet.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Jugu dhe Lindja e Europës do të mbizotërohen nga mot i vranët dhe reshje shiu e dëbore. Por mot i kthjellët dhe vranësira të lehta paraqiten Europa Veriore dhe ajo Qendrore.