Mësimi online, Zv.dekania e Filologjikut: Mësimi fizik i pamundur nga kapacitetet! Po përgatisim forum studentor për pandeminë

16 Nëntor 2020, 19:23| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 20:56

  • Share

Elsa Skënderi, Zv.dekania e fakultetit të Histori-Filologji në një intervistë për Report TV ka deklaruar se parapërgatitjet për mësimin online kishin filluar që më herët, pasi mësimi fizik siç thekson ajo është i pamundur për shkak të kapaciteteve.

"Mësimi fizik i pamundur nga kapacitetet. Kishim filluar parapërgatitjet për mësim online. Po punojmë për të futur në platformë studentët e vitit të parë. Ne e bëmë përgatitjen për ata alternuar në këtë mënyrë, së paku seminaret të kishim në auditore. Kapacitetet në hapësirë janë të pamundura. Studentët e kanë më të lehtë të mësojnë në rrugë të pavarur. Pavarësisht se është e vështirë kjo s'duhet të na mbajë larg dijes. Kjo nuk është një zgjedhje e universiteteve por një urdhër. Hapja e shkollve fillore nuk ndikon në përhapjen e COVID, kjo pasi mësimi bëhet me turne", tha ajo.

Për të matur efikasitetin e mësimit online ajo ka shtuar se po përgatisin një forum studentor për pandeminë.

"Ecuria e tyre është në qendër të vëmendjes, po përgatisim një forum studentor që ka në fokus universitetin gjatë kohës së pandemisë dhe si kanë ndikuar gjatë kësaj kohe gjërat. Do të shohim si ka ndryshuar universiteti gjatë kësaj kohe. Do të dëgjojmë zërin e studentëve. Kemi parë keqpërdorim të studentëve nga politika e cila ka përdorur disa situata në favor të tyre", shtoi Skënderi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?