Mësimi online, studentja: Proces i komplikuar, jashtë logjike të paguajmë tarifën shkollore

21 Prill 2020, 17:33| Përditesimi: 21 Prill 2020, 17:42

  • Share

Që prej muajit Mars studentët për shkak të pandemisë së covid-19 janë detyruar që mësimin ta zhvillojnë online. Aksesi në internet është një ndër elementët kryesore për pjesmarrjen mësimore online. Por sa mundësi kanë studentët shqiptar që ti ndjekim leksionet përmes internetit?

Në një sondazh të zhvilluar nga Lëvizja për Universitetin, e plotësuar nga 1570 studentë, rezulton se 44.5% e studentëve kanë akses të limituar në internet dërsa 4.2% shprehen se nuk kanë fare akses në internet. Për zhvillim e mësimit online 59.8% thonë se nuk është ideja më e mirë e mundshme.

Ndërkohë më 27 mars, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka publikuar në facebook se 49,400 studentë po ndjekin leksionet online nga pedagogët.

Klara Gërbolli, studente në Universitetin e Mjekësisë, në një intervistë për Report Tv shprehet se ajo vet ka hasur paqartësi në këtë praktikë të re mësimore.

“E kam ndjekur mësimin online, ka pasur patjetër paqartësit e veta, është proces i komplikuar, nuk është aq e thjeshtë, komunikimi me pedagogët, dërgimi i detyrave, leksionet shpeshherë të paqarta sepse disa i cojnë thjesht format ëord, leksione të thjeshta, disa mundohen të bëjnë video, është proces goxha i ndërlikuar. Oraret nuk janë si në fakultet 08:00-14:00 një orar i rregullt, ka pasur shpërndarje të orareve për të ndjekur mësimin gjë që dhe i ka penguar studentët, sidomos ato student që mund të punojnë edhe nga shtëpia, student që punojnë në call center punojnë nga shtëpia dhe i penalizon ndjekja e mësimit online”- u shpreh studentja Klara Gërbolli

Sipas Klarës duhet që çdo studenti ti ofrohet aksesi në internet në mënyrë që të mos penalizohet në ndjekjen e mësimit.

“Të ketë internet për të gjithë studentët, mos të mungojë mundësia për ta ndjekur leksionin sidoqoftë ai. Për sa i përket përgjysmimit të tarifave të shkollës, këtë vit duhet ta përforcojmë edhe një herë më shumë që është krejtësisht jashtë logjike që të paguajmë tarifa kur dy muaj shkollë kemi bërë deri tani”-tha studentja

Ndërkohë Klara thotë se studentët e kanë ende të paqartë se si do të funksionojë procesi i vlerësimit dhe si do të procedohet me provimet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eduart: 21/04/2020 17:49

    Po shume mire sduhet paguar, duhet te mbyllet universiteti fare dhe ti duhet te crregjistrohesh nga shkolla dhet e shkosh ta besh ne itali dhe gjermani, te shikosh sa se paguan andej tarifen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?