Mësimi online, rritet numri i vizitave të syve okulistja: Nga 15, sot kemi 30 vizita të fëmijëve

5 Shkurt 2021, 17:03| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 17:20

  • Share

Ekrani i një telefoni apo kompjuteri prej tashmë një vitit është bërë i domosdoshëm jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit. Zhvillimi i mësimit online, tanimë e ka “justifikuar” përdorimin duke shtuar orarin e qëndrimit përballë smartfonëve të të rinjve.

Rrjedhimisht i ka distancuar ata nga librat jashtëshkollor dhe jo vetëm.

“Zakonisht rri në telefon dhe lexoj. Lexoj disa seriale që janë dhe si libra. po ashtu shikoj video gjëra të tilla”, tha prindi.

Prindërit kanë ulur ‘armët’ nga vendimi për ti mbajtur larg telefonit, i cili sot është bërë shoku dhe lodra e ditëve të mbyllura në shtëpi.

 “Duke qenë se mbetën për një kohë të gjatë të mbyllur nga karantina, domosdo që do shikonin se te lodrat jo, me shokët jo dhe kjo ndikoi. Tani ndryshoi situata, i nxjerrim pak dhe rrinë në tel më pak”.

Mjekia okuliste Orgeta Dervishi tha për Report Tv, se krahasuar me një vit para pandemisë, tani ka një dyfishim të numrit të vizitave të fëmijëve që kanë probleme me shikimin.

“Mund të themi që më parë, para pandemisë mund të bënim 8, 9, 10 ose deri 15 vizita në ditë, në ditë të caktuara themi shohim që kemi dyfishim të këtij numri. Pra, numri është i rritur dukshëm. Mund të themi që është dyfishi tani, mund të jetë 20, 22 deri në 30 ka shkuar në raste të vecanta numri i vizitave në ditë”, tha okulistja Orgeta Dervishi.

Për psikologët, ky fakt shihet si shembull i prindërve pasi janë përdorues të smartphonëve. Nëse do të lexonin libra në shtëpi, dhe fëmijët të njëjtin shembull do ndjekin.

“Kjo ndodh sepse fëmijët imitojnë të rriturit. Fëmijët kanë një model. Kur modeli hap pë vete smarphonin dhe nuk arrin dot të hapë një libër apo të lexoj dicka sikur edhe 10 minuta që fëmija ta shikojë dhe të marrë shembullin e tillë, atëherë most ë presim që këta fëmijë të lexojnë libra”, tha psikologia Aba Zeneli.

Në një situatë të tillë, për specialistët më e volitshme është angazhimi me aktivitete në natyrë. Kështu, fëmijët do të distancohen nga teknologjia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?