Mësimi online, Report Tv vëzhgim në universitetin e Durrësit dhe Elbasanit, prindërit dhe pedagogët kundër

2 Nëntor 2020, 17:32| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 17:48

  • Share

Universiteti i Aleksandër Xhuvani në Durrës ishte përgatitur për mësim në auditore por vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë bëri që gjithçka të shkonte drejt përgatitjes për mësim online.

“Ky vit i ri ka filluar i pazakontë , është një vit ku ne nuk kemi studentë në auditor, por mësimin po e zhvillojmë onlinë me anë të platformës moodle me anë të së cilës studentët  komunikojnë me profesorin, marrin leksione, bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje”, shprehet rektorja Kseanela Sotirovska.

 

“Ne këto 3-4 ditët e fundit këmi qenë aktivisht të përfshirë në sqarimin e studentëve sidomos të atyre të viteve të para Studentët dhe ne do të kishim dashur që ky vit të kishte nisur në auditor. Jemi të detyruar t’i përshtatemi kësaj urdhërese dhe kemi bërë maksimumin”, thotë Rexhep Rakipllari, pedagog në UAMD.

Janë 18.600 studentë në këtë universitet, prej të cilëve 2100 në vit të parë, të cilët sot u regjistruan në platformën online.

Mësim online nuk është diçka e paarritshme,  por do ketë shumë vështirësi por jo të gjithë janë përshtatur, ende nuk i kemi ato kushte për t’u përshtatur me mësimin online, por jo e pamundur”, shprehet një studentë i UAMD.

Në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit studentet dhe prindërit shprehen kundër mësimit online. Ata thanë se kanë bërë pagesat në konvikte apo shtëpi me qira dhe kjo është kosto e shtuar për familjet e tyre.

 “Vajza jeton në shtëpi me qera. Ka paguar qeranë deri për vitin e ri, dhe është shumë vështirë paratë ikën dhe goca ka vështirësi duhet të jetë prezente në mësim”, thotë prindi i një studenteje.

Aktualisht në këtë universitet janë regjistruar 1417 studentë në vit të parë për ciklin e studimeve Bachelor, ndërsa mësimi do të zhvillohet në platformën Microsoft TEAMS.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?