Universiteti i Tiranës

Mësimi në Universitetin e Tiranës do bëhet online? Mesazhi që po qarkullon në WhatsApp-t e studentëve që shkaktoi konfuzion! UT: S'është e vërtetë

14 Dhjetor 2021, 12:04| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 16:25

  • Share

TIRANË- "Përshëndetje! Ju njoftojmë nga FGJH që Rektori i Universiteteve të Tiranës sapo ka dhënë lajmin zyrtar se të gjitha universitetet do të mbyllen nga data 13/12/2021 me një afat të pacaktuar për shkak të mosbindjes së studentëve për të mos kryer vaksinimin për COVID-19. Mësimi do të vazhdojë online në platformën Zoom. Të gjithë studentët do të marrin kodin përkatës me anë të e-mail. Për çdo ndryshim do t'ju njoftojmë", është ky mesazhi që shkaktoi konfuzion te studentët. Dikush, ka shpërndarë këtë mesazh në grupet e Whats app-ve, për qëllime që nuk janë të qartë.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe Universiteti i Tiranës, duke theksuar se ky informacion nuk është i vërtetë, pasi mësimi do të vijojë në auditore.

"Njoftim për studentët e UT! Mësimi vijon normalisht në auditorë. Gjatë ditës së sotme, në rrjetin ËhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson se Universiteti do të vijojë procesin mësimor online. Ky është një informacion i PAVËRTETË! Gjejmë rastin të theksojmë se: Informacionet dhe lajmet zyrtare të Universitetit të Tiranës shpërndahen vetëm në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Tiranës; në faqet zyrtare të Fakulteteve të UT-së dhe në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale. Mësimi vijon me prezencë fizike në auditorë në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës. Lutje cilitdo student që të konsultojë dhe të konsiderojë vetëm kanalet zyrtare të komunikimit", thuhet në njoftim. 

Mesazhi që po qarkullonte në WP

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?