Mësimi me turne, prindërit për Report Tv: Ka pak shpjegim nga mësueset, ua kompensojmë ne fëmijëve (VIDEO)

2 Tetor 2020, 20:21| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 20:47

  • Share

Procesi mësimor është anormal, në kushte anormale për shkak të COVID-19. Kështu janë shprehur prindër e nxënës për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi. Teksa shtojnë se shpjegimi i mësimit nuk bëhet siç duhet për shkak të orëve të shkurtuara. Kërkesa e prindërve është që shpjegimi që bëhet nga mësuesit në klasë, të shoqërohet edhe me mësim online pasdite, për të kompensuar mungesën e paradites pasi kjo gjë po sjell shumë prapambetje tek fëmijët.

Kam vajzën në shkollë. Pak orë mësimi bëhen. Detyrat i bëjmë në shtëpi. Bëjnë pjesën e mësimit në klasë dhe detyrat në shtëpi. Është si një gjë normale, por pak orë mësimi”, tha një prind.

“Do doja të hiqja maskën dhe të kishim më shumë distancë. Siç ka qenë më parë, na japin detyrat dhe i bëjmë në shtëpi”, u shpreh një nxënës.

Në përgjithësi, jo vetëm detyrat, i gjithë procesi mësimor është anormal në kushte anormale të COVID-it. Mësim bëhet pak në shkollë. Ky është problemi. Ka pak shpjegim nga mësueset, gjë të cilën e kompensojmë ne si prindër. Doja një impenjim pak më të madh të mësuesve. Mësimi që bëhet të shoqërohet me një vazhdimësi online, gjë e cila mungon. Kjo do ta plotësonte mungesën e paradites”, u shpreh një prind tjetër.

Patjetër që kam fëmijë në shkollë. Do doja të kthehej jeta siç ishte. Po me detyrat? Pak I vështirë. Pse? Sepse ka shumë prapambetje”, tregoi një prindër.

Bëjmë mësim nga ora 12:30 deri në orën 15:00. Doja që orët të ishin pak më të zgjatura. I gjithë mësimi shpjegohet, por për detyrat nuk mund ti bëjmë në klasë. Nëse na del koha i bëjmë në klasë, nëse jo i bëjmë në shtëpi”, u shpreh një nxënëse.


Lajmi kryesor:

Mësimi me turne, eksperti Vejsiu për Report Tv: Dëmtohen në mënyrë të veçantë ata që janë pasdite (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?