Mësimi i kombinuar/ Ministrja Kushi dhe Taulant Balla në Elbasan: Periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera në shkolla

14 Dhjetor 2020, 10:24| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 17:12

  • Share

Prej javësh në vend është duke u bërë mësimi i detyrueshëm në mënyrë të kombinuar, edhe online edhe fizikisht në klasë. Për të inspektuar ecurinë e këtij procesi, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e shoqëruar nga  Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ishin në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Ministrja Kushi kërkoi angazhim maksimal edhe në këto ditë të mbetura, deri në mbylljen e shkollës për pushimet e fundvitit.

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19.  Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën” - u shpreh Znj. Kushi. 

Balla, nga ana e tij, kërkoi më shumë përkushtim dhe disiplinë në këtë shkollë si dhe më tepër bashkëpunim dhe komunikim me prindërit.

“Perceptimi i prindërve është se kjo shkollë s’ka të njëjtin rregull si shkollat e tjera të qytetit. Pra, duhet që shkolla e lagjes “Skënderbej” të mos ketë asnjë ndryshim në standard nga shkollat e tjera” - u shpreh

Balla.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?