Mesila Doda në Report Tv: PDIU ka marrëveshje me PD, në zgjedhje të shkojmë të gjithë të bashkuar

14 Tetor 2020, 17:51| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 18:17

  • Share

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda tha partia ku ajo bën pjesë ka lidhur një marrëveshje me PD duke lënë të kuptohet se në zgjedhje do të garojë në listat e saj.  Në një intervistë për Report Tv, Doda tha se opozita duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhje, në mënyrë që të krijohet një sinergji sa më e madhe që të sjellë largimin e Ramës.

"Ne kemi një marrëveshje me PD dhe jo marrëveshje në bllok. Se si do të shkohet në zgjedhje, Zoti Idrizi ka përsëritur dhe me logjike se duhet të jenë të gjithë bashkë për të krijuar një sinergji të madhe dhe të përbashkët. Futja në një listë mund të ketë shumë probleme, por këto duhen parë në muajt në vazhdim. Ne kemi një marrëveshje me PD dhe nuk është çështja më për teknikalitete por për të pasur një përmbysje. Pra ne kemi një marrëveshje me PD, por do të jetë kryesia e PDIU-së që do vendosë", tha Doda

Doda tha se Rama duhet rrëzuar pasi po shkatërron ekomoninë dhe ka keqmenaxhuar situatën e pandemisë. Ajo tha se "sot kemi një ekonomi të pushtuar nga oligarkët dhe se nuk ka asnjë sens mënyra se si po menaxhohet ekonomia dhe aq më keq pandemia".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Palma: 14/10/2020 21:21

    Bashkoni dhe ket temin ne marveshje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?