Meshkujt preken nga
viruset më shpesh se femrat

26 Dhjetor 2013, 13:47| Përditesimi:

  • Share
SHBA - Studimi i Universitetit të Stanford në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në përfundimin se sistemi imunitar i femrave është më i fortë se i meshkujve dhe reagon më mirë ndaj viruseve të ndryshme.

Në studim morën pjesën 87 persona. Nga këta të fundit, studiuesit vëzhguan reagimin e sitemit imunitar te 34 meshkuj dhe 53 tek femra të prekur nga gripi.

Rezultatet treguan se meshkujt që kanë nivel të lartë të testosteroneve reagojnë më dobët ndaj vaksinës së gripit.

Udhëheqësi i studimit pohoi se burrat preken më shpesh nga infeksionet krahasuar me femrat. Studimi u publikua në revistën shkencore 'PNAS'.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?