Mesdita do të sjellë rritje të temperaturave...parashikimi i motit për sot

9 Mars 2022, 07:00| Përditesimi: 9 Mars 2022, 10:48

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e presionit atmosferik duke sjellë, vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore në zonat malore Lindore ndërsa kthjellime dhe vranësira të dendura do të ketë bregdeti dhe pjesërisht zonat e ulëta. Orët e pasdites sjellin përmirësim të motit në ultësirën perëndimore duke lënë zonat malore me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rritje të lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa, në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, në Skandinavi dhe Lindje të kontinentit. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë pjesa me e madhe e Europës Qendrore dhe Jugore, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në qendër të kontinentit. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe brigjet e Egjeut paraqiten me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Gjithashtu, gadishulli Iberik vijon nën mbizotërimin e rrebeshe të shiut dhe erës së fortë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?