Ambasadorja Yuri Kim

Mesazhi/ Yuri Kim uron Mimi Kodhelin për zgjedhjen zv. Presidente e Asamblesë Parlamentare në NATO

24 Nëntor 2020, 18:25| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 18:30

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar deputetin Mimi Kodheli për zgjedhjen si Zëvendës Presidente në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

"Urime Mimi Kodheli për emërimin si Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shqiptari i parë që mban këtë post të rëndësishëm. Ne shpresojmë ta shohim atë duke punuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare Gerry Connolly, për të forcuar NATO-n!" shkruan Kim në Twitter.

Mimi Kodheli u zgjodh dje unanimisht si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke u bërë kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Caci: 24/11/2020 20:28

    Mire mo mire kushedi ca, po na sqaroni ca "organizate" eshte kjo asambleja dhe ca roli ka. Eshte thjesht nje forum i deputeteve te vendeve anetare lidhur me sigurine. Nuk eshte ndonje uauuuuuu qe Mimi u be zv.presidente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?