Mesazhi prekës i Arben Ndokës
për të vëllanë:Punove me djersë!

10 Dhjetor 2017, 08:48| Përditesimi:

  • Share
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, ka reaguar përmes një mesazhi prekës për vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, një ditë më parë në Lezhë. Në profilin e tij në 'Facebook', ish-ligjvënësi socialist ndan dhimbjen për humbjen e madhe, teksa shkruan se vëllai i tij ka kaluar një jetë me sfida e vuajtje që në moshë të mitur. 

Arben Ndoka shton në mesazhin e tij se i vëllai punoi me djerës, bëri punë të rënda që në moshën 16-vjeçare dhe nuk u ndal para asgjëje, falë kurajos dhe forcës së tij. Mes rreshtave prekës, ish-deputeti tregon se Aleksandri kishte ambicie për të qenë sa më i realizuar në karrierë, duke qenë jo vetëm aktiv politikisht, por edhe i ndjeshëm ndaj problemeve të çdokujt që i paraqitej në zyrë.

"Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi.

Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.

Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij. Qofsh i parajses Vellai im i dashur!", shkruan Arben Ndoka në 'FB'.

arben ndoka
(Mesazhi i Arben Ndokës për vëllanë e ndjerë)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?