Greg Rama

Mesazhi nga Bibla i Greg Ramës për Pashkë: Nga jashtë po harxhojmë, por nga brenda po përtërijmë dita-ditës

19 Prill 2020, 20:10| Përditesimi: 19 Prill 2020, 20:14

  • Share

Greg Rama djali i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur një mesazh nga Bibla për festën e Pashkëve Ortodokse.

Përmes një postimi në Instagram, Gregu ka publikuar një mesazh kuptimplotë, në të cilin thuhet se shpirti përtërihet nga brenda dita-ditës dhe tejkalon dhimbjen e të gjithave, duke mos e lënë zemrën të humbasë.

Ky mesazh është për të gjithë personat që po përballen me këto ditë të vështira prej koronavirusit.

Prandaj ne nuk e humbasim zemrën. Megjithëse nga jashtë po harxhojmë, por nga brenda po përtërijmë dita-ditës. Sepse problemet tona të lehta dhe të çastit po kërkojnë për ne një lavdi të përjetshme që tejkalon dhimbjen e të gjithave”, shkruhet në mesazhin e puplikuar nga Gregu.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?