Mesazhi mbështetës para ndeshjes, legjenda gjermane: Itali më fal, nuk iu solla fat

25 Mars 2022, 15:01| Përditesimi: 25 Mars 2022, 15:03

  • Share

Legjenda gjermane Bastian Schweinsteiger u ka kërkuar falje italianëve për eliminim e Italisë nga play-offet e Botërorit. Ish-futbollisti para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut shprehu mbështetjen për ‘axurrët’ në rrjetet sociale, por kjo nuk u solli fat aspak.

“Në rregull, duket se dje nuk iu solla shumë fat. Më fal Itali. Maqedonia e Veriut mundi gjithashtu Gjermaninë vitin e kaluar… Një skuadër e fort. Portugalia duhet të bëjë kujdes,”- ishin fjalët e Shvajnshtajgerit pas ndeshjes.

Bastian Schëeinsteiger ka qenë pjesë e Gjermanisë në disa prej ndeshjeve më madhështore kundër Italisë, por edhe pse ka humbur ai respekton rivalët e përjetshëm. Jo vetëm kaq, por edhe i mbështet.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?