Lulzim Basha dhe Donald Tusk

Mesazhi mbështetës i Donald Tusk për Teatrin, Basha: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe PD-së

18 Maj 2020, 21:43| Përditesimi: 18 Maj 2020, 21:46

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ripostoi në Tëitter mesazhin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë dhe luftën e PD për rivendosjen e vlerave europiane më vend.

Postimi i Bashës:

Prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shtetit kundër qytetarëve paqësorë, artistëve, mediave dhe opozitës është një tjetër rast i asgjësimit të sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri. Mirënjohje për Presidentin Donald Tusk dhe PPE për mbështetjen e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike në luftën tonë për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.

Më herët gjatë ditës Presidenti i PPE dënoi shembjen e Teatrit dhe dhunën kundër opozitës. Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër aktit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranueshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë", tha Tusk.

Donald Tusk, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.

Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të prapranueshme dhunën ndaj artivë dhe opozitës.  

Komento

Komente

  • Papagalli: 19/05/2020 10:50

    Mos valle Donald Tusk eshte antaresuar ne PD?

    Përgjigju
  • ERP: 18/05/2020 22:47

    Ku e pate dhunen mor qelbesira?!! Keni gati nje vit qe vetem beni protesta a s’late dhune pa ushtruar vete e tani benin viktimat. Te jete per ju mezi prisni te ngelet ndonje i vdekur qe ta perdorni. Ju shofte fara

    Përgjigju
  • Bashe: 18/05/2020 21:49

    Edhe une ta mbeshtes ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?