Politikë

Mesazhi i Yuri Kim nga Elbasani: Votat të numërohen më saktësi, kandidatët të bëjnë durim dhe pranojnë gjykimin e popullit

25 Prill 2021, 19:02| Përditesimi: 25 Prill 2021, 19:07

  • Share

Ambasadorja Amerikan Yuri Kim është ndalur edhe në qytetin e Elbasanit, ku ka nënvizuar se tashme duhet të bëhet me saktësi procesi i numërimit dhe se kandidatët të pranojnë më qetësi gjykimin e popullit.

“Ky është momenti dhe detyra juaj. Shpresoj që të gjithë do të votojnë e të gjithë autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt.”, tha ambasadorja nga Elbasani.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?