Mesazhi i Ramës për të rinjtë: Suksesi nuk vjen nga celulari, aty del Kim Kardashian! Investoni në ndonjë tokë të rrënuar

19 Tetor 2022, 13:43| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 13:47

  • Share

1666178429_Screenshot4.jpg

Kryeministri Edi Rama ka theksuar nga Gjirokastra se nuk mund të ndalë të rinjtë që të largohen nga Shqipëria. Teksa i thotë se suksesi nuk vjen vetëm nga celulari ku shfaqet Kim Kardashian, i sugjeron që të investojnë në ndonjë tokë që e kanë trashëgimi pasi do të kenë fluks turistësh.

“Kush do ta bëjë, e bën por do më shumë këmbëngulje e durim se nuk të vjen puna e suksesi tek celulari. Aty të vjen Kim Kardashian. Duke e parë Kimin mendon se po ike atje, do takosh Kimin. Të gjithë njerëzit kanë të drejtën të provojnë çfarë dëshirojnë se nuk jemi më në bunkerin e gjirokastritit. Kush e ka një copë tokë apo një shtëpi qoftë dhe të rrënuar, ta investojë se do e shohë se do i vijnë atje turistët e vizitorët’, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama kritika BE: S’mund të na thoni se amnistia fiskale është për krimin! Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?