Mesazhi i Çomos: Lufta s'ka mbaruar! Sëmundje ka pabesi, është tinzare në kohën që prek një pacient

11 Prill 2020, 13:45| Përditesimi: 11 Prill 2020, 13:53

  • Share

Në këto ditë vështira që e gjithë bota po kalon si shkak i covid-19 nuk mungojnë dhe mesazhet nga bluzat e bardha. Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv Prof. Asc. Najada Çomo në një mesazh drejtuar të gjithëve  ku kërkon respektimin e masave të kërkuara.

"Natyrisht në bazë të njohurive që keni marrë, është ulur numri i personave të shtuar në shërbim. Unë do paraqes atë që është reale, në shërbim kemi të sëmurë të rënduar. Të bën pak optimiste shifra e ulur e personave të shtruar në shërbimin efektiv, të bën optimist numri i personave të shëruar  të dalë nga shërbimi infektiv por unë do të citoja dy elementë, së pari mjekimi që ne kemi ofruar për personat e infektuar me covid-19 ka qenë bashkëkohor me të gjitha standartet që përdoret në të gjitha vendet e Europës. Natyrisht ju e dini që në shërbim ka patur dhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit të ofruar. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të izoluar, duke qëndruar të distancuar dhe respektoni ato që ju thuhen. kjo sëmundje ka pabesi të jazhtëzakonshme dhe sëmundja është tinzare në kohën që prek një pacient. Arma e vetme që ke në dorë është të mbrohesh dhe arma që kemi ne të mjekojmë sa më mirë pacientët që vijnë tek shërbimi jonë."  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?