Antony Blinken në ambasadën e SHBA në Tiranë

Mesazhi i Blinken në Tiranë: Nga tradita e 'besës' mund të mësojnë të gjithë

17 Shkurt, 11:10| Përditesimi: 17 Shkurt, 12:10

  • Share

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës në Tiranë u takua edhe me stafin e ambasadës së SHBA në vendin tonë.

Ka qenë vetë ambasada që ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa shkruan se Blinken ka falënderuar stafin për përpjekjet e tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai theksoi se tradita e “besës” është diçka nga e cila mund të mësojnë të gjithë.

“Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me stafin e ambasadës dhe familjet e tyre gjatë vizitës së tij në Tiranë. Ai falënderoi ekipin për përpjekjet e tyre për të forcuar lidhjet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai theksoi se tradita e “besës” është diçka nga e cila mund të mësojnë të gjithë. Sekretari falënderoi gjithashtu stafin shqiptar për përkushtimin e tyre ndaj marrëdhënies duke i quajtur “zemra” e ambasadës sonë”, shkruan ambasada në postim.

Të pranishëm në takim ishin edhe i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?