Pika e Kalimashit e djegur

Mesazhet që vijnë nga Kukësi/ Opozita disa hapa prapa popullit

31 Mars 2018, 17:51| Përditesimi: 31 Mars 2018, 17:54

  • Share

Ajo që ndodhi sot në Kukës, me protestën ndaj tarifës për "Rrugën e Kombit", është në radhë të parë një mesazh i qartë për "timonierin" e vetëkënaqur, që ka rrëmbyer e po shqyen i vetëm "tepsinë" e Shqipërisë. 

Që do të thotë se Edi Ramës nuk i mjafton fakti, që ka në prehër bashkautorin e marrëveshjes së 18 majit, për të keqqeverisur i qetë dhe për të poshtëruar edhe më shumë shqiptarët. Sepse teprimi me zullumin do ta ketë gjithmonë një përgjigje popullore, qoftë edhe spontane, siç ishte ajo e Kukësit sot.

Por po ashtu, ky leksion vlen edhe për udhëheqësit e opozitës zyrtare, të cilët nuk kanë asnjë meritë në reagimin e popullit të revoltuar atje, për të mos thënë më shumë se kaq.

Ata, as nuk mund të fshihen dhe as nuk mund të përfitojnë politikisht nga një protestë qytetare, e cila jo vetëm nuk u organizua prej tyre, por nuk pati asnjë çast qoftë edhe mbështetje morale nga Tirana, për aq kohë që u zhvillua. 

Ky është rasti tipik kur opozita, për shkak të kapjes apo paaftësisë së saj, është në të gjitha rastet disa hapa prapa popullit të vet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?