Mes koronavirusit dhe dëmeve nga tërmeti, 2879 marrin këstin e tretë të bonusit të qirasë

27 Mars 2020, 18:22| Përditesimi: 27 Mars 2020, 18:23

  • Share

2879 familjeve të prekura nga tërmeti në Bashkinë Durrës,  kanë marrë këstin e tretë të bonusit të qirasë, që ka filluar të lëvrohet javën e kaluar. Ndërsa 3783 familje kanë marrë dy këstet e para dhe janë në pritje të të tretit, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.

Nga lista e bonusit të qirasë janë skualifikuar: 411 familje për shkak se shtëpitë e tyre janë klasifikuar të banueshme dhe 731 familje kanë mungesa në dokumentacion ndërsa pjesa e mbetur janë shqyrtim.

Bashkia e Durrësit krahas masave dhe luftës së përditshme ndaj përhapjes së virusit COVID 19, vijon punën për shpërndarjen e bonusit të qerasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?