Mes familjarëve e miqve, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Kopliku (VIDEO)

23 Nëntor 2020, 17:02| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 17:19

  • Share

DURRËS - Ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e kësaj të hëne (23 nëntor).

Mes lotëve, familjarë, miq e të afërm të tjerë i dhanë lamtumirën përmes një ceremonie që u zhvillua në sheshin “Liria” përpara Bashkisë së Durrësit.

Bashkim Kopliku ndërroi jetë pasditen e së shtunës (21 nëntor) për shkak të koronavirusit. Ai për disa ditë ishte i shtruar në spitalin e Durrësit.

Por shkak se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, ai u nis me avion drejt Italisë por fatkeqësisht nuk arriti dot të mbijetojë.

Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër.  Ai ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?