Fifi dhe Adis Patushi

Mes emocioneve, Fifi tregon se është nën pritje të ëmbël: Jam njeriu më i lumtur në botë

22 Dhjetor 2022, 08:11| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 08:25

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi  ka zgjedhur një mënyrë mjaftë të veçantë për të treguar se së shpejti do të bëhet nënë. Nga skena e “Fest 61” pasi këndoi bashkë me Flori Mumajesin, mes emocioneve tregoi se është në pritje të ëmbël.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja.

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi duket se është duke shijuar ditët e saj më të lumtura. Disa ditë më parë, Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi festuan 1 vjetorin e marrëdhënies së tyre të dashurisë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?