Astrit Patozi, Lulzim Basha

Mes demokratëve u vendos sot përfundimisht "perdja e hekurt"

29 Prill 2018, 15:50| Përditesimi: 29 Prill 2018, 15:53

  • Share

Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.

Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.

Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët.

Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin.

Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një defter pa vlerë.

Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vjet 3 vjet përpara që do t'i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer.

Mos u çudisni që u përpoqën më kot t'i shisnin disa diskutime kritike në Kuvend si shenjë e ndryshimeve pozitive që gjoja po ndodhin në Partinë Demokratike.

Lodhen kot, sepse e kanë pothuajse të pamundur që të gënjejnë njeri me ketë.

Sepse problemi ynë këto vitet e fundit nuk ka qenë kurrë se të ndalojnë të flasësh, por se nuk lejojnë që të dëgjohesh.

Për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermanolindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq.

Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.

Por të gjithë ne e dimë mirë se si përfundoi historia e Murit të Berlinit dhe e Republikës (së Re) Demokratike Gjermane.

Komento

Komente

  • fieri: 30/04/2018 16:08

    Per te gjithe ju kritiket e Bashes:Ne se doni qe partia Demokratike ta meritoje kte emer veproni sic veproi Z.Elezi.Ne mes te salles dhe ne sy te Berishes e Bashes, e jo te "kritikoni "Bashen duke sharre Edi Ramen e kerkuar te rrezohet qeveria. Pse ky eshte problemi qe keni ju kritike,cohu Lena te ulet Prena.Punoni ne Parti ta ringrini,ti jepni frymen e dikurshme dhe rezultati vjen vete (jo ta kerkoni dhurate).

    Përgjigju
  • Latifi: 29/04/2018 19:33

    LUFTE E RREZIKSHME PER KARRIGE QE PD PO I KUSHTON SHUME DHE SI GJITHMONE NE KURRIZ TE POPULLIT

    Përgjigju
  • Tarik: 29/04/2018 19:15

    Politika e Rames perca e sundo pd shume keq pa opozite ne kete kohe qe Rama duhet te rezohetPopulli Po shkon DREJT varferise dhe politikisht ne nje ruge pa krye

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?