Charles III

Mes debatit Sunak - Mitsotakis mbreti britanik vë krevatën me flamurin grek, domethënia

2 Dhjetor 2023, 12:03| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 12:20

  • Share

Ndër debatet më zë për momentin në arenën ndërkombëtare është ai kryeministrit britanik Rishi Sunak me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, mbi Skulpturat e Partenonit të njohura si Mermeret Elgin.

Së fundmi, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, ka zgjedhur një mënyrë konfuzuese por mjaft domethënëse për të reaguar mbi rastin.

I pranishëm në samitin e klimës COP28 në Dubai, Chalrles u shfaq i veshur me një kravatë ku si motiv kishte flamurin grek.

Ky veprim ka sjellë pikëpyetje të shumta për veprimin e mbretit britanik, duke ngritur dyshime se ky i fundit është pozicionuar krah kryeministrit grek.

Megjithatë, sipas pallatit Buckingham, ajo ishte thjesht një zgjedhje e rastësishme e kravatës, raporton BBC.

Burimet mbretërore vunë në dukje se kravata në fjalë ishte veshur edhe kur mbreti Charles u takua me delegacionin e Koresë së Jugut në vizitën e tyre shtetërore në Britani javën e kaluar.

Duhet theksuar fakti që Charles ka lidhje familjare me Greqinë, pasi babai i tij, i ndjeri Princi Philip, lindi në Greqi dhe ishte anëtar i familjes mbretërore greke.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Analiza: 04/12/2023 01:24

    Britannia paska derguar mesazh , po ju vjen kriza !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?