Mes 17 kandidatëve, Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

29 Mars 2022, 18:13| Përditesimi: 29 Mars 2022, 18:16

  • Share

Nga 17 kandidatë që ishin në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas 2 vakancave që janë krijuar nga përfundimi i mandateve të anëtarëve aktualë Komisioni i Ekonomisë i ka propozuar Kuvendit për miratim emrin e ish deputetit të PS Anastas Angjeli dhe zëvendësguvernatoren Natasha Ahmetaj.

Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj janë dy kandidatët e propozuar nga Komisioni i Ekonomisë për tu emëruar si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Këto dy kandidatura të miratua nga komisioni do i paraqiten kuvendit të Shqipërisë për votimin final, dhe nëse miratohen mandati i tyre është 7 vite në këto pozicione.

Shpallja e 2 vakancave në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është bërë që vitin e kaluar pasi iu përfundoi mandati 7 vjeçar anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2014.

Ish deputeti i PS-së Anastas Angjeli pasi nuk kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, është vetë-ofruar për këtë pozicion ku mori mbështetjen edhe të opozitës gjatë prezantimit të objektivave në komision.

Kandidatja tjetër Natasha Ahmetaj, aktualisht anëtare e këtij këshilli, u vlerësua nga anëtarët e komisionit për shkak të eksperiencës së saj. Në total janë 17 kandidatë për të 2 vende në këshillin mbikëqyrës, mes të cilëve  është edhe ish-deputetja e PS Senida Mesi.

Kandidatët për 2 vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ishin Bledi Sema, Mateo Spaho, Emis Çerava, Senida Mesi, Rezarta Bitri, Artur Mamadhaj, Blendi Sema, Onorina Jata, Diana Dervishi, Marta Muço, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti dhe Manuela Tandini.

Ndër pikat kryesore ku u fokusuan prezantimet e kandidatëve ishin përdorimi dhe monitorimi i kriptomonedhave, përmirësimi i cilësisë së kredidhënies, ndryshimi i kuadrit ligjor i Bankës së Shqipërisë, rritja e transparencës dhe deeuroizimi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DURRESI: 30/03/2022 09:17

    PO ME PO AKOMA ANASTAS VAMPIRIN.....PO IKNI MER ME KETO EMRA SE KANE VJEDHUR PER 40 VJET E AKOMA NUK NGOPEN..................TA COJ EKONOMIN ANASTASI PER SHEL KOMPLET

    Përgjigju
  • Naci, sejko: 30/03/2022 00:12

    Naci dhe gent sejko(guvernatori i bankes se Shqiperise) jane levat e ilir kokkatrorit, i duhen se i ruajne gjene e vjedhur. Pse nuk u japin shansin te rinjve te kualifikohen, po mbeten duke ngritur ne poste kyce te shtetit keta mafioze, qe i kane futur duart e tyre ndyra ne cdo qelize te shtetit. Fullani u fut ne burg per vjedhjen e bankes dhe ilir cepani,jo vetem qe e nxori nga burgu, por i dha dhe demshperblim per prishje imazhi ketij hajduti dhe per nderin qe i beri burrit te saj arjana fullani(pjese e trupit gjykues te gjykates larte)like hajdutit me bllok ne dore ne vitin 2012 votoi pro bllokut te korrupsionit. Aman coheni agushin ne Ukrahine te marri ndonje rakete kokes nga putini te shpetoj Shqiperia dhe shqiptaret. Te me falin lexuesit per gramatiken qe kam pedorur me shkronje te vogel, por jane vetem emrat e hajduteve dhe te korruptuareve qe s'kane asnje vlere e cilesi njerezore.

    Përgjigju
  • Tori: 29/03/2022 22:10

    Po si o akoma anastas angjeli. Po si o nuk e hapet kete vend per ekonomistat me vlera dhe per ti sherbyer vendit dhe jo interesave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?