Ilir Kapetani në gjykatë mars 2023

U mori rryshfet 22 ish-pronarëve, SPAK përfundon hetimet paraprake për ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, dosjen e çon në gjykatë

22 Nëntor 2023, 10:15| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 10:24

  • Share

SPAK përfundon hetimet paraprake për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

"Në përfundim të veprimeve hetimore është provuar se, i pandehuri Ilir Kapetani, Specialist  i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës" informoi sot SPAK

Arrestimi i Kapetanit u krye në 20 mars 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ndërkohë të pandehur janë qytetarët të cilët i dhanë ryshfet.

Ata janë D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?