Arta Nazif

Merrte ryshfet për të ndihmuar personat që hetonte, arrestohet oficerja e policisë në Tiranë (EMRI)

28 Shkurt 2023, 14:05| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 15:02

  • Share

Oficerja e policisë së Tiranës, e identifikuar si Arta Nazif është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se 47 vjeçarja në cilësinë e oficeres të Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar merrte para në formë ryshfeti duke premtuar se do të lehtësonte pozitat penale të personave që hetonte. 

Ndaj saj u caktua masa e sigurisë "arrest me brug".  Caktimi i masës u bë pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore , nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme korruptive.

Ora 14:30
Merrte ryfshet nga personat që hetonte me kusht që t'i ndihmonte, kjo është oficerja e policisë që u arrestua në Tiranë (FOTO)

1677591028_ARTA.jpg

Kjo është 47 vjeçarja, Arta Nazif e cila është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi hetimet në bashkëpunim me SPAK zbuluan se kjo e fundit merrte ryshfet për të ndihmuar personat që kishte nën hetim. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Para Laci: 28/02/2023 17:15

    Te cohemi me me 3 mars te shporrim komunistet na moren shpirtin. Kete cuce malcie e denojne se eshte me revolucionin. Berisha asht nana.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?