Foto ilustruese

Merrnin ryshfet dhe shpërdonin detyrën, Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’

1 Qershor 2023, 11:59| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 12:02

  • Share

Gjykata e Tiranës le në burg 2 efektivët e "Shqiponjave" Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin mos kompetencën dhe t’ja kalojnë dosje SPAK. Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi morën 100€ ryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP. Në momentin e ndalimit policëve iu gjetën 1400 €. Përpara arrestimit efektivët ishin vendosur nën survejim nga prokuroria pas disa kallëzimeve në adresë të tyre të qytetarëve për korrupsion.

Në përditësim...

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?