SPAK

Merrnin para për leje ndërtimi e bënin favorizime, SPAK kërkon 13 vite burg për 3 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësuesit e firmës private

20 Shtator 2023, 14:28| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 14:52

  • Share

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dhënë pretencën për dosjen e Bashkisë së Dimalit, ku 3 zyrtarë dhe 2 përfaqësues të një firme private, ranë në pranga më 14 shkurt pasi dyshohet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit. SPAK ka kërkuar në total 13 vite burg.

Ata dyshohet se jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit.

Hetimet
SPAK arriti në këto përfundime pas hetimeve që zhvilloi lidhur me denoncimin e bërë nga Petrit Baho. Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk  kanë pasur si qëllim zgjerimin e  hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

Pretenca e SPAK

  • 1-Arben Guraj, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, bashkia Ura Vajgurore! SPAK kërkon 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vjet e 8 muaj burg. I Akuzuar për “Shpërdorim Detyre”.
  • 2-Altin Pali, Drejtor i Urbanistikës! SPAK kërkon 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vjet burg. I Akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
  • 3-Valentina Jançe, Shefe e Urbanistikës! SPAK kërkon 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar i ulet në 2 vite burg ose pezullim dënimi ose shërbim prove! E akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
  • 4-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare! SPAK kërkon 18 muaj burg, me gjykim të shkurtuar i ulet në 12 muaj burg! I akuzuar për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
  • 5-Arjan Demiri, inxhinier i kompanisë! SPAK kërkon 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar i ulet në 8 muaj! I akuzuar  për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?