Foto ilustruese

U vendosnin gjoba farmacive që bënin kontrabandë, SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët, një prej tyre i biri i një ish prokurori! Merrnin ryshfet për të mos ndëshkuar shkeljet

25 Korrik 2023, 13:03| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 13:18

  • Share

TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim 3 zyrtarët të cilët u arrestuan më 27 janar të këtij viti pasi u vinin gjoba farmacive. Dy specialistët Luan Çiçi, djali ish prokurorit të Krujës, Armando Luka dhe përgjegjësja e Agjencisë së Barnave Besiana Xhelili merrnin 30 deri në 50 mijë lekë që mos ndëshkonin farmacitë e kryeqytetit në gjoba kur konstatonin shkelje.

Si funksiononte skema e tre bashkëpunëtorëve?

Besiana Xhelili, e cila ishte përgjegjëse e Agjencisë së Barnave në Tiranë, pavarësisht se në organikën e punës kishte në dispozicion 15 punonjës si specialistë për të kryer kontrolle nëpër farmaci, dërgonte vetëm Luan Çiçin dhe Armando Lukën. Të dy, në marrëveshje me eproren e tyre Xhelili merrnin ryshfet tek kompanitë e barnave farmaceutike dhe farmacitë dhe në vijim përshpejtonin procedurat kur i gjenin në shkelje. Pasi merrnin paratë, të tre i ndanin me njëri-tjetrin.

Babai i Luan Çiçit, prokurori Bujar Çiçi, rezulton të jetë shkarkuar një herë nga detyra në vitin 2008 me kërkesë të kryeprokurores së asaj kohe, Ina Rama dhe vendim të Presidentit për shkelje të rënda me detyrën. Për prokurorin Çiçi, në vitin 2014 u morën masa administrative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për mos deklarim në kohë të pasurisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?