Një prej policëve që merr para

Merrnin para në Morinë për të kaluar njerëz dhe mallra në mënyrë të paligjshme në kufi, policët e arrestuar kërkojnë në Apel shpallje moskompetence të GJKKO

18 Prill 2022, 10:41| Përditesimi: 18 Prill 2022, 11:48

  • Share

Një javë më parë shkalla e parë e GJKKO, në një seancë që zgjati rreth 5 orë, vendosi që të lërë në burg 15 efektivë që u arrestuan nga super operacioni kundër korrupsionit në doganën e Morinës në Kukës. Ndërkohë që 14 janë lënë në “arrest shtëpie” e 4 të tjerë u pezulluan nga detyra.

Të gjithë këta kanë kërkuar sot nga Apeli i GJKKO shpallje të moskompetencës për këtë çështje ose ndryshim të masave të sigurisë. Sipas tyre korrupsioni nën 50 mijë lekë nuk është kompetencë e SPAK dhe GJKKO. 

31 efektivët e doganës së Morinës u arrestuan  të premten e datës 8 prill dhe akuzohen nga SPAK se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. 

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Pas këtij skandali, Report Tv mësoi se tashmë çdo kabinë në kufi do të jetë e pajisur me kamera sigurie. Vendimi është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për të monitoruar çdo veprim që kryejnë policët dhe për të shmangur korrupsionin. Kamerat do të monitorohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 18/04/2022 12:22

    Po po nen 50 mije leke nuk eshte kompetence e Gjkko por ju keni vepruar si grup i strukturuar kriminal. Kur t'ju sekuestrohet pasuria, atehere do ju shohim o hajdute te peshtire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?