Foto ilustruese

Merrnin kokainë nga Holanda dhe e shpërndanin në Itali, 8 në pranga! Banda drejtohej nga 2 vëllezër shqiptarë dhe 1 italian

21 Prill 2023, 22:37| Përditesimi: 21 Prill 2023, 22:41

  • Share

ITALI – Një organizatë kriminale që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë dhe një italian është shkatërruar nga policia italiane. Në pranga kanë rënë 8 persona, shqiptarë dhe italianë.

Ata blinin sasi të mëdha kokaine në Holandë, e importonin në Itali dhe e shpërndanin në rajone të ndryshme ku kishin tregtarë. Dy shqiptarët dhe italiani qëndronin në Santa Croce sull'Arno (Piza) dhe në Massa dhe Cozzile (Pistoia).

Ata bënin të mundur furnizimin e drejtëpërdrejtë të tregut të drogës që menaxhohet nga grupi mafioz italian Camorra.

Hetuesit zbuluan se anëtarët e bandës bënin dy-tre udhëtime në muaj, duke importuar çdo herë 10 kilogramë kokainë, me një çmim prej 24-30 mijë euro në bazë të gramit të cilësisë, e cila më pas futej në rajonet italiane me cmim shumë herë më të lartë nga 3000 deri në 10000 euro për kilogram. Droga transportohej nga bashkëpunëtorë të besuar dhe më pas në Itali mbahej e fshehur.  Vetëm gjatë muajve të hetimit, llogaritet se janë trafikuar rreth 300 kilogramë drogë.

Hetimi u krye nga Antimafia e Bolonjës dhe e Firences.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?