Foto ilustruese

Merrnin heroinë nga Shqipëria dhe Turqia për ta shitur në Itali, 15 në pranga! 2 prej shqiptarëve të arrestuar, të përfshirë në rrjetin e prostitucionit

15 Nëntor 2022, 12:49| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 12:58

  • Share

Një grup prej të paktën 17 personash kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafikun e drogës në Itali. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e një grupi shqiptar me një grup maroken. Për 15 prej tyre është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa për 2 të tjerë ‘detyrim paraqitje’.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2021. Grupi shqiptar kishte disa role, duke nisur nga mbajtja e kontakteve me furnitorët dhe klientët, për marrjen e sasive të heroinës nga Shqipëria dhe Turqia, administrimin e të ardhurave. Përgjegjësi i logjistikës merrej me menaxhimin e automjeteve të nevojshme për transportin e drogës (duke përfshirë kontrollin e here pas hershëm për t’i verifikuar nëse atyre i është vënë apo jo ndonjë përgjues i mundshëm).

Pikën kryesore e kishin në viale Umbria, ku mbanin punëtorët në një apartament që shërbente si laborator për përpunimin dhe përgatitjen e heroinës para se të shitej. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 25 kilogramë heroinë, 33 kg hashash, 134 gramë kokainë dhe gati 200 mijë euro cash.

Së fundmi, hetimet nga Policia e Shtetit bënë të mundur konstatimin e kryerjes së paligjshme të shfrytëzimit dhe ndihmës për prostitucion ndaj dy prej të dyshuarve shqiptarë. Dy rezultuan se ishin "pronarët" e shumë vendndodhjeve, në zonën Lambrate të Milanos dhe në rrugën Provinciale 40 në Carpiano (MI), të cilat ua dhanë me qira shumë vajzave që ushtronin prostitucion, duke paguar një "tarifë mujore" që varionte nga 500 deri në një mijë euro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?