Foto ilustruese

Merrni çadrën me vete, sot reshje shiu në të gjithë vendin

15 Qershor 2023, 07:07| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 07:22

  • Share

Moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale do të luhaten 11-18 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 19 -22°C në veri , 22 -26°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jete me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 -4 ballë në det te hapur

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?