Foto ilustruese

Merrni çadrën me vete! Pas mesditës, reshjet e shiut do të ‘pushtojnë’ Shqipërinë

29 Janar 2021, 07:44| Përditesimi: 29 Janar 2021, 07:46

  • Share

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në Zonat veriore do ketë dhe ndonjë shi të izoluar. Pas mesditës vranësirat shtohen në territorin shqiptar duke sjellë reshje me intensitet mesatar në veri dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë Shqipërinë. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?