Foto ilustruese

Merrni çadër me vete, pasdite fillojnë shirat! Moti për sot

16 Mars 2021, 07:25| Përditesimi: 16 Mars 2021, 07:29

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë territori paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herëpashershme. Ndërsa pasditja dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Veriore dhe ajo Jugperëndimore VIJOJNE nën ndikimin e motit të kthjellët. NDERSA me vranësira dhe reshje shiu PARAQITEN Britania e Madhe, Europa Qendrore dhe ajo Juglindore. Gjithashtu vijojnë reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta për Europën Verilindore

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?