Merret vendimi zyrtar, gjashtë ndeshje të Seria A duke përfshirë Juventus-Inter luhen pa tifozë

25 Shkurt 2020, 14:21| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 14:22

  • Share

Lajmi që qarkullonte prej ditës së djeshme është zyrtarizuar sot përsa i përket ndeshjev e të javvës së 26 të Seria A. Gjashtë takime, duke përfshirë edhe takimin Juventus-Inter do të luhen pa praninë e tifozëve në stadium, si pasojë e frikës së përhapjes së koronavirusit në Itali.

Ndeshjet e tjera të cilat do të luhen pa praninë e tifozëve janë sfidat Milan-Genoa, Parma-Spal, Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Brecia dhe Sampdoria-Verona. Vendimi për gjithçka më lart është konfirmuar nga ministri i sporteve në Itali Vincenzo Spadafora.

Më herët përsa i përket javës që kaloi në Seria A u anuluan katër ndeshje, ndërsa edhe takimi i Europa League mes Interit dhe Ludiogorets është vendosur të luhet pa praninë e tifozëve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?