Merret vendimi, stadiumi i Napolit do quhet 'Diego Armando Maradona'

4 Dhjetor 2020, 19:07| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 19:10

  • Share

Harrojeni emrin e stadiumit “San Paolo” të Napolit. Nga sot ai do të quhet vetëm “Diego Armando Maradona”. Vendimi i Bashkisë së qytetit ka ardhur sot dhe është hedhur firma në dekretin që zyrtarizon ndryshimin e emrit duke vendosur atë të legjendës argjentinase të ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Menjëherë pasi u mësua lajmi për vdekjen e Maradonës, tifozët napolitanë në kor kërkuan ndryshimin e emrit të stadiumit.

Disa prej tyre shkuan deri aty sa vendosën vetë tabelën me emrin pranë impiantit kur po vendoseshin homazhet e tifozëve për ish-futbollistin i cili arriti suksese të jashtëzakonshme me napolitianët.

Sot, kryetari i bashkisë, Luixhi De Maxhistris, në praninë dhe me firmën e të gjithë Këshillit Bashkiak, ka dekretuar ndryshimin e emrit sipas kërkesës së tifozëve. Kështu, tani të gjithë do e njohin si “Stadio Diego Armando Maradona”.

Një homazh i rëndësishëm i qytetit për atë që në dekret vlerësohej si “lojtari më i madh i të gjitha kohëve, i cili me talentin dhe magjinë e tij të pamasë ka nderuar për 7 vite fanellën e skuadrës së Napolit, duke i dhuruar dy tituj në historinë e tij dhe turne të tjerë prestigjiozë, duke marrë në këmbim nga i gjithë qyteti një dashuri të përjetshme dhe të pakushtëzuar”.

Komento

Komente

  • Lleshi: 04/12/2020 20:39

    Bravo Napoli

    Përgjigju
  • Nino: 04/12/2020 20:35

    Kur erdhi Maradona ne Napoli e priten 85 mije tifoz ne San Paulo , kurse kur iku nga napoli iku si njeri I thjesht , pa asnji tifoz , tja paguajn Edhe taksat Edhe borxhet qe I ka Italis . Miku I mire ne dite te veshtira .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?