Sport

Merret vendimi, Safet Gjici: Kukësi do të drejtohet nga një italian! Kemi arritur marrëveshjen me Diego Longos

14 Korrik 2021, 13:03| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 11:33

  • Share

Ekipi i Kukësit përfundimisht do të drejtohet nga një italian, Diego Longos. Lajmi është bërë i ditur paraditen e sotme nga kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, i cili është edhe President nderi i ekipit.

Gjici tha se klubi me Longos prej ditësh ka pasur biseda intensive dhe parimisht palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim me te gjitha kushtet e trajnerit.

Ai tha se shumë shpejt pritet zyrtarizimi. Gjici tha se trajneri është me përvoje, është zgjidhje e mirë për Kukësin por të gjitha këto do të shihen në fushën e lojës.

Gjici u shpreh se merkato te Kukësi vazhdon, lojtarët e marrë deri më tani janë të mirë, për pak ditë ekipi fillin stërvitjen.

Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici foli edhe për stadiumin e ri. Ai nënvizoi se pritet të përfundojë në shtator kur fillon kampionati. Gjici tha se brenda korrikut vijnë stolat dhe fusha e barit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?