Kombëtarja ruse e futbollit

Merret vendimi, Rusia tërhiqet nga UEFA dhe i bashkohet Azisë

24 Dhjetor 2022, 13:31| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 13:40

  • Share

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Aleksandr Djukov njoftoi se skuadrat e futbollit në vendin e tij do heqin dorë nga UEFA, duke u bashkuar me aktivitetet e Azisë. Pas agresionit rus në Ukrainë, organizmi europian i futbollit sanksionoi klubet dhe kombëtaret ruse për të mos marrë pjesë në aktivitetet e saj. Tanimë në Rusi bëjnë më dije se të martën do kërkohet zyrtarisht që Rusia të tërhiqet nga UEFA dhe të zhvillojë aktivitetet në Azi. Nuk dihet nëse Konfederatës Aziatike të Futbollit do pranojë diçka të tillë, teksa edhe FIFA ka sanksionuar Rusinë.

"Ky vendim sigurisht që do të ndikojë në zhvillimin e futbollit rus në 10 vitet e ardhshme. Filluam të flasim për këtë, por ramë dakord që së pari duhet të analizojmë të gjithë skenarët e mundshëm dhe pasojat e tyre. Mjafton vetëm të krahasojmë qëndrimin e Azisë dhe Europës ndaj nesh. Në Azi kemi 48 kombëtare dhe vetëm dy ose tre nuk duan të luajnë kundër nesh. Kjo është krejtësisht ndryshe nga ajo që po ndodh në Europë, ku më shumë se gjysma e kombëtareve nuk duan të takohen me ne", tha Djukov.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?