Merret vendimi/ Pogradeci, Bashkia e parë që zeron taksën vendore për bizneset e mbyllura për prillin! Durrësi i shtyn pagesat për tre muaj

9 Prill 2020, 10:29| Përditesimi: 9 Prill 2020, 14:17

  • Share

POGRADEC- Pogradeci është bashkia e parë e cila ka zeruar tarifat vendore për bizneset e mbyllura gjatë muajit prill. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe përfitojnë të gjitha bizneset të cilat janë urdhëruar të mbyllen nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë në qytet dhe njësitë administrative.

Ndërkohë, po diskutohen edhe disa lehtësira të tjera për bizneset, në rast se situata e pandemisë COVID-19 do të vijojë përtej prillit, që ka të bëj me ulje të tarifave vendore për muajt që do pasojnë, përjashtim nga taksa e hapësirë publike apo edhe lehtësira gjatë sezonit veror.

"Ndërkohë jo vetëm kaq por sipas Kryetarit të Këshillit Sotiraq Mangëri janë duke u zhvilluar diskutime me kryebashkiakun Ilir Xhakolli se në varësi të situatës dhe kohëzgjatjes së saj do të bëhen edhe ulje të nivelit të tarifave vendore për muajt e ardhshëm. Biznesi i mbyllur nuk do të paguajë asnjë tarifë vendore për muajin prill, ndërkohë që është përjashtuar edhe nga taksa e hapësirës publike për muajin Mars dhe Prill. Gjithashtu është vendosur që pagesa e tarifave të rinisë pas muajit qershor për këto biznese. Për periudhën e sezonit veror ky Këshill do të bëjë të mundur edhe uljen e tarifave vendore për bizneset në mënyrë që ato të kenë mundësi të rimarrin veten pas pasojave që është duke lënë situata e virusit", thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkisë së Pogradecit!

Ky vendim i "kushton" bashkisë 1.3 milionë lekë të reja më pak. Kjo Bashki është para që ka zeruar taksën, teksa në Lezhë është vendosur shtyrje e pagesave të të gjitha taksave dhe tarifave vendore deri me 30 qershor si dhe faljen e tarifave të shërbimeve publike për kategoritë e familjeve në nevojë për periudhën aq sa do gjase emergjenca e krijuar  nga COVID-19. Edhe Tirana ka marrë ka shtyrë pagesën e taksave vendore deri në qershor, si dhe hiqen kamatëvonesat e UKT. Ndërkohë, Durrësi ka shtyrë pagesën e tarifës vendore për tre muaj, prill-qershor dhe pagesën e qirave për familjes të janë në banesat sociale. 

Ora 14:13
Bashkia e Durrësit shtyn me tre muaj tarifën vendore për bizneset! Shtyhet edhe pagesa e qirave për familjet në banesat sociale

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar shtyrjen e afatit të pagesave të qirave për familjet që jetojnë në banesa sociale si dhe shtyrjen tarifave vendore për biznesin e vogël. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme online është shtyrë pagesa për muajin prill dhe maj, teksa pagesa e tyre do të bëhet në përfundim të kësaj situate në mënyrë proporcionale për periudhën e mbetur të vitit 2020.

Ndërkohë, është shtyrë për tre muaj, prill- qershor edhe tarifa vendore për biznesin e vogël që është mbyllur me vendim qeveria për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Ora 10:59
Propozim i Bashkisë së Kukësit për bizneset e vogla: Zerim të taksës vendore 3 muaj dhe heqje të tarifës së hapësirë publike për 5 muaj

Pas Bashkisë së Pogradecit, pritet që të zerojë taksën vendore për biznesin e vogël të mbyllur gjatë pandmisë, edhe Bashkia e Kukësit. Megjithatë ndryshe nga Pogradecit, Kukësit do zerojë taksën për tre muaj, specifikisht mars, prill dhe maj. Deri më tani, me vendim të Këshillit Bashkiak është vendosur që biznesi i vogël nuk do të paguar tarifën e hapësirën për 5 muaj!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?