Altin Dumani kreu i SPAK

Masa shtesë për sigurinë e Altin Dumanit? SPAK: S'ka asnjë mbrojtje të shtuar ndaj tij nga Garda! Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme: S'kam pasur asnjë problem

30 Gusht 2023, 12:25| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 14:07

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmin se për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani janë marrë masa shtesë për të ruajtur sigurinë e tij.

Në një njoftim zyrtar për mediat, SPAK thotë se nuk ka asnjë masë shtesë për të garantuar sigurinë e drejtuesit të SPAK, por mbrojtja e tij vijon të kryhet konform procedurave dhe standardeve të miratuar nga Garda e Republikës në bashkëpunim me policinë e Shtetit.

‘Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara.’- thekson Garda.

Për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, vetë kreu i SPAK, Altin Dumani tha se s’ka pasur asnjë situatë apo problem që ndaj tij të merren masa të shtuara.

‘S'kam asnjë problem apo situatë! Mbrojtja ime është sipas procedurave standarde.’- tha Dumani.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nuk është në dijeni të ndonjë kërkesë për masa të shtuara për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ora 13:44
Ministri i Brendshëm: S’ka pasur asnjë kërkesë për të rritur sigurinë për Altin Dumanin! Lajmi i pavërtetë

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla hodhi poshtë zërat se janë shtuar masat për të garantuar sigurinë e kreut të SPAK, Altin Dumanin.

‘Dua të garantoj jo vetëm prokurorët e SPAK gjyqtarët por çdo qytetar të këtij vendi që policia e shtetit është në detyrë për të garantuar që çdo kush të jetë i sigurt. I kam kërkuar Rrumbullakut që të marrë kontakt me Dumanin për të garantuar që policia e shtetit të bëjë detyrën. Deri në momentin që flasim nuk jam informuar se ka një kërkesë apo problematike për Altin Dumanin. Lajmi është i pavërtetë.’- tha Balla.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?