Vazot

Merr jetë Kupa e Botës, sot në 18:00 shorti për Katar 2022! Një short pa Italinë dhe në pritje të 3 kualifikimeve të tjera

1 Prill 2022, 09:54| Përditesimi: 1 Prill 2022, 09:59

  • Share

Sot merr jete Kupa e Botës Katar 2022. Në Doha duke nisur nga ora 18:00 me orën lokale në Shqipëri hidhet shorti për fazën finale. 32 skuadrat pjesëmarrëse prej të cilave 29 të kualifikuara deri tani do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra.

Në vazon e parë ekipet favorite në të dytën Gjermania e Holanda. Botërori i Katarit i pari që do zhvillohet në dimër nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor.

Kur ende nuk janë përcaktuar 100% të vendeve, me ndeshjet finale në zonën e Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve që përfundojnë vetëm vonë të mërkurën dhe tre vende do të vendosen në play-off në qershor, shorti hidhet sot.

Dy nga tre vendet e mbetura do të plotësohen nga fituesit e Play-off-eve Ndërkontinentale më 13 ose 14 Qershor, me vendin e fundit të përcaktuar nga Rruga A e play-off-eve kualifikuese evropiane, në të cilën Uellsi do të përballet ose me Skocinë ose Ukraina në finale.

Në short do të marrin pjesë 2000 të ftuar dhe do të drejtohet nga Carli Lloyd, Jermaine Jenas dhe Samantha Johnson, të ndihmuar nga Cafu (Brazil), Lothar Matthaus (Gjermani), Adel Ahmed MalAllah (Katar), Ali Daei (IR Iran). ), Bora Milutinovic (Serbi/Meksikë), Jay-Jay Okocha (Nigeri), Rabah Madjer (Algjeri) dhe Tim Cahill (Australi)./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Kombëtaret pjesëmarrëse

 

Ndarja në vazo

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?