Romelu Lukaku

Merr fund “telenovela” Lukaku: Nesër firmos me Romën

26 Gusht 2023, 20:29| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 20:42

  • Share

Romelu Lukaku pritet të firmosë nesër me skuadrën e Romës, duke u dhënë fund hipotezave se pjesë e cilës skuadër do të jetë në sezonin e tij.

“Nesër do të fluturoj për në Romë për të nënshkruar… Jam nervoz”, tha Lukaku, duke zbuluar marrëveshjen me ujqërit e Mourinhos që përflitej prej ditësh.

Roma për momentin nuk e konfirmon këtë marrëveshje por vazhdon negociatat. Mëngjesin e sotëm në Londër është mbajtur takimin i dytë mes drejtuesve verdhekuq dhe Chelseat pas darkës së mbrëmshme.

Dy klubet po punojnë për një huazim në një kohë që Roma ofron 5 milionë euro.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?