Merr fund ‘makthi' për Juventusin, i kthehen 15 pikët! Bardhezinjtë ngjiten në vendin e tretë të Seria A

20 Prill 2023, 18:23| Përditesimi: 20 Prill 2023, 19:23

  • Share

ITALI- Ankesa e Juventusit në “Kolegjin e Garancisë”, është pranuar si e bazuar ku tashmë klubit i janë rikthyer 15 pikët që iu hoqën muaj më parë. Është gjykata sportive e Komitetit Olimpik Kombëtar italian, e cila ka vendosur të kthejë mbrapsht për rigjykim çështjen e Juventusit për plusvalencat fiktive, pra mos transparencë me vlerën e vërtetë të futbollistëve gjatë transferimit.

Sipas medieve italiane, në një komunikatë të lëshuar nga Gjykata e Apelit, tashmë Juventusit i janë kthyer 15 pikë, por vetëm përkohësisht.

Gjykata e Apelit në Itali do të ketë përsëri fjalën e saj pas një muaji ku do të jepet verdikti final.

Me 15 pikët e rimarra, Juventusi tashmë është në vendin e tretë me 59 pikë, dy më pak se Lazio që është në vendin e dytë. 

Kolegji nuk bëri të ditur vetëm rikthimin (momentalisht) të pikëve, por dha verdikt edhe për dënimin e ish-drejtuesve të klubit. Ai konfirmoi edhe njëherë dënimin për ta. Kështu, Agnelli, Cherubini, Paratici, Nedved, Arrivabene dhe të tjerë ndalohen të ushtrojnë detyrat e tyre në sektorin futbollistik.

Kjo hap një tjetër temë brenda klubit, gjetjen e një tjetri Drejtori Sportiv për shkak se Cherubini nuk do të mund ta ushtrojë detyrën e tij.

Si ishte klasifikimi:  1. Napoli 75 pikë, 2. Lazio 61, 3. Roma 56, 4. Milan 53, 5. Inter 51, 6. Atalanta 49, 7. Juventus 44, 8. Bologna 44

Si bëhet klasifikimi—   1. Napoli 75 pikë, 2. Lazio 61, 3. Juventus 59, 4. Roma 56, 5. Milan 53, 6. Inter 51, 7. Atalanta 49, 8. Bologna 44

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 24/04/2023 10:34

    CHE BARZALETTA M A F I O S A

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?