Foto ilustruese

Merr fund dilema! A duhet të vini apo jo primer?

14 Mars 2023, 22:42| Përditesimi: 14 Mars 2023, 22:44

  • Share

Prej momentit të daljes në treg, primerët gjithmonë kanë shkaktuar dhe vazhdojnë t'u shkaktojnë grave dilemën e madhe: a kam nevojë për të apo është një shpenzim i panevojshëm? A është ky një hap tjetër përpara grimit që më nevojitet vërtet?

Varet, ne do t'ju tregojmë. Nëse nuk vini shumë grim dhe mbani vetëm rimel dhe pak shkëlqim në buzë, atëherë jo, nuk keni nevojë për të. Mirëpo, nëse aplikoni korrektor, fondatinë, bronz, rouge , atëherë po, një primer është i nevojshëm.

Që një grim të duket perfekt, duhet një bazë pa të meta dhe pikërisht këtë bën dhe primer. I jep lëkurës një strukturë të lëmuar, maskon papërsosmëritë dhe siguron që produktet që aplikoni më pas të zgjasin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?